Sport
Mourinho mbetet Mourinho, i detyron futbollistët e Romës të pozojnë të dëshpëruar pas humbjes nga Napoli
Demokracia
10:54 | 30 Janar 2023

Share:

Jose Mourinho i ka detyruar futbollistët e Romës të pozojnë së bashku në dhomën e zhveshjes pas humbjes nga Napoli.

Roma pësoi disfatë 2:1 nga Napoli të dielën mbrëma në stadiumin “Diego Armando Maradona” në kuadër të javës së 20-të në Serie A, shkruan Demokracia.com.

Roma tentoi ta shmangte humbjen 15 minuta para fundit të përballjes kur El Shaarawy barazoi rezultatin në 1:1, megjithatë 11 minuta më vonë vendasit kaluan sërish në avantazh me golin e Simeones, gol i cili i dha fitoren atyre.

Strategu portugez pas ndeshjes nuk ju la hapësirë futbollistëve të tij për zhgënjim duke i detyruar një fotografi të përbashkët.

Futbollistët dhe stafi vërehej qartë në fytyrë se ishin të dëshpëruar me humbjen, por që ishte vendim i Mourinhos, përcjellin mediat italiane.

Napoli mbetet lider i padiskutueshëm në renditjen e Serie A me 53 pikë, 13 më shumë se Interi. Roma mbetet në pozitën e gjashtë me 37 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme