Sport
Mourinho: Coppa Italia është kupa më e keqe në Evropë
Demokracia
08:34 | 13 Janar 2023

Share:

Roma triumfoi mbrëmë 1:0 ndaj Genoas në Kupën e Italisë, për të avancuar në rrethin tjetër.

Ishte Paulo Dybala që realizoi golin e vetëm dhe të fitores për kryeqytetasit, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Mourinho diskutoi nëse kjo skuadër e Romës mund ta fitojë Kupën e Italisë, teksa e cilësoi si kupën më të keqe në Evropë.

“Së pari, do të them se do të doja ta fitoja, e fitova një herë duke luajtur kundër Romës, do të doja ta fitoja duke luajtur me Romën në Romë. Mendoj se është kupa më e keqe në Evropë, nuk mbron skuadrat më të vogla”, tha trajneri portugez.

Të ngjashme