Sport
Mourinho cakton datën e debutimit të Dybalas te Roma
Demokracia
13:59 | 20 Korrik 2022

Share:

Roma ka zyrtarizuar pak minuta më parë Paulo Dybala-n. Sulmuesi u bashkua me “verdhekuqtë” me parametra zero, ndërsa ka firmosur për tre sezone me klubin e tij të ri, ku do të mbajë numrin 21, pasi refuzoi 10-ën e Totti-t.

Ndërkohë është zbuluar edhe data kur do të debutojë sulmuesi argjentinas. Dybala do të zbresë në fushë për të debutuar me Romën në ndeshjen miqësore të së shtunës kundër Nice, 23 korrik, në takimin e katërt dhe të fundit miqësor.

Pasi ndoqi ndeshjen kundër Sporting Lisbonës nga tribuna, Dybala është i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re, pasi deri diku e pa me detaje edhe mënyrën sesi “verdhekuqtë” luajnë. /Demokracia.com

Roma zyrtarizon Dybalan, Mourinho cakton datën e debutimit – SuperSport

Të ngjashme