Jose Mourinho e nisi mbrëmë aventurën e tij me skuadrën e re të Romës, duke triumfuar 3-1 ndaj Fiorentinës.
Mourinho me fitoren e mbrëmshme arriti fitoren e 50-të në Serie A, duke thyer kështu një rekord tjetër.
Portugezi paraprakisht kishte 49 fitore në 76 ndeshje në Serie A me klubin e mëparshëm Inter i cili menaxhoi për dy sezone 2008/09, dhe 2009/10, përpara se të largohej në drejtim të Real Madridit.
58-vjeçari kësisoj duhej të priste rreth 11 vite për të arritur shifrën e 50 fitoreve në kampionatin italian.
Me 50 fitore të arritura në Serie A, Jose Mourinho tani është bërë trajneri më i shpejtë në histori të kampionatit italian që arrin 50 fitore, duke iu nevojitur vetëm 77 ndeshje.
Portugezi gjithashtu është trajneri më i shpejtë që ka arritur 50 fitore në histori të Premier Ligës (63 ndeshje), si dhe La Ligas (62 ndeshje), duke lënë kështu gjurmë të mëdha në tre nga pesë kampionatet më të forta në botë ku ka menaxhuar deri tani në karrierën e tij.