ShowBiz
Motrat Vjollca, Marina dhe Luana marrin vëmendje me paraqitjet e tyre në Javën e Modës në Milano
Demokracia
09:40 | 27 Shkurt 2023

Share:

Java e Modës në Milano tashmë ka filluar dhe këtë vit po ashtu nuk mund të mungonin motrat Vjollca.

Bukuroshet nga Shqipëria, Marina dhe Luana Vjollca, kanë qenë të pranishme edhe sivjet ku bashkë me to ishte edhe reperi nga Kosova, Getoar Selimi.

Si gjithnjë, ato kanë marrë vëmendje të madhe me paraqitjet e tyre atraktive dhe me plot stil.

Të njëjtat kanë qenë për të parë nga afër shfaqjet e stilistes Elisabetta Franchi, pasi kanë një bashkëpunim me të.

Ylli i “Klanifornia” madje ka marrë këtë markë të njohur dhe e ka sjell edhe në Shqipëri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

Marina dukej atraktive në një kostum të bardhë të markës së lartpërmendur, të cilin e kombinoi me kapelë rozë, taka të ngjashme, syze po ashtu dhe reçipeta rozë.

Luana nga ana tjetër u shfaq me një triko interesante të zezë me pantallona kafe dhe xhaketë lëkurë gjithashtu kafe.

Të njëjtat shquhen për stilin unik si dhe për daljet e tyre në publik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Të ngjashme