Auto&Tech
Motrat robot, “fytyra miqësore” e Inteligjencës Artificiale
Demokracia
08:54 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Inteligjenca artificiale (AI) është bërë pjesë e pashmangshme e jetës sonë të përditshme dhe gjendet në çdo gjë, që nga algoritmet e mediave sociale, te tregtia elektronike, por jo të gjithë janë të kënaqur nga kjo.

Çelësi për të “fituar zemrat” e skeptikëve, mund të jenë të jetë një familje robotësh, me tre motrat e quajtura, Sofia, Grace dhe Desdemona.

Ato janë robotë humanoidë, secili i programuar me AI të sofistikuar. Më e madhja ndër to është Sofia e krijuar në vitin 2016, e cila mori vëmendje kryesisht për pamjen e saj. Ajo është krijuar në mënyrë që të duket di një grua e re dhe ka fituar statusin si fytyra e AI.

Në vitin 2017, Sofia u emërua Kampionia e parë e Inovacionit nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, duke u bërë kështu e para jo-humane të cilës iu dha një titull nga OKB, e po në të njëjtin vit Sofisë ju dha edhe nënshtetësia nga Arabia Saudite. Tashmë asaj i janë bashkuar edhe dy motra, të dyja të disenjuara nga David Hanson., ndërsa truri i tyre është projektuar nga Ben Goertyel.

Ai ka thënë për CNN, se AI (inteligjenca artificiale) kryesisht ekziston në formën e algoritmeve dhe është e vështirë të kuptohet nga njerëzit, ndaj qëllimi i krijimit të këtyre robotëve, ishte që të kishte më tepër pikëtakime të botës njerëzore me inteligjencën artificiale.

“Fytyra është forma kryesore me të cilën njerëzit shprehin emocionet dhe lidhjet me njëri-tjetrin. Nëse ju do të shikonit një AI në sy dhe do merrnit një buzëqeshje në këmbim, ju do të merrnit ndjesinë e të qenurit të kuptuar”, tha Ben Goertyel.

Kjo ndjesi sipas tij mund ti bëjë robotët shumë të dobishëm pasi ata mund të përdoren për të qëndruar në krah të moshuarve në fazat e hershme të sëmundjeve të trurit si demencia. Kjo sëmundje mund të shkaktojë probleme me kujtesën afatshkurtër dhe robotët, sipas Goertyel, janë shumë të përshtatshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të të sëmurëve, pasi ata nuk e ndiejnë bezdinë e të përsëriturit të njëjtën gjë shpesh herë./tvklan.al

Të ngjashme