Lajme
“Motra e vëllazën të Prishtinës me rrethinë”| Rifat Jashari nuk përmend fare Kurtin e Osmanin në fjalimin e tij
Demokracia
13:18 | 05 Mars 2023

Share:

Te Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur një ceremoni për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Fjalën e morën presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe Rifat Jashari nga familja heroike që përfaqëson. Por, ajo që ra në sy ishte se ky i fundit nuk nderoi si zakonisht kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Ai përmendi thjesht “institucione vendore” si një togfjalësh që mund t’i afrohet nderimit për presidenten dhe kryeministrin.

Ose edhe “të nderuara motra dhe vëllazën të Prishtinës me rrethinë.”

Ja krejt ata që i nderoi z. Jashari në një fjalim që dukej se nuk e kishte përgatitur.

“Të nderuara motra dhe vëllazën të Prishtinës me rrethinë. Familje të nderuara të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve, familjarë të personave të zhdukur, institucione vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Polici e Kosovës,” – u shpreh z. Jashari në nderimet që i bëri.

Nuk dihet nëse këtë mos-përmendje, Jashari e bëri qëllimshëm apo për shkak të harresës.

Të ngjashme