Lajme
Motra e vëllai tregojnë momentet kur heroi Fahri Fazliu ra heroikisht dëshmor i kombit
Demokracia
20:46 | 05 Maj 2023

Share:

Ishte vetëm 23-vjeçare kur e pa për të fundit herë vëllain e saj.

Fahrie Fazliu është motra e heroit Fahri Fazliu i cili më 2 nëntor u rrethua në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet nga policia serbe.

E mesditën e së enjtes së 2 nëntorit 1989, 57-vjeçarja ishte në banesë së bashku me vëllain, i cili po atë ditë ra heroikisht dëshmor i kombit.

Ajo rrëfen momentin kur heroi së bashku me shokun e tij Afrim Zhitinë, dolën për t’u përballur me policinë serbe.

Tutje, Fazliu tregon momentin kur ajo mbeti e vetme dhe policia serbe hyri me forcë në banesë, shkruan tëvë1.

E vëllain e tij e kujton dhe Nebih Fazliu. Ai kujton edhe fjalët e tij dhe dashurinë që kishte për atdheun.

Heroi i kombit, Fahri Fazliu 34 vjet pas rënies, u kthye në bronz. Shtatorja e tij tashmë do të qëndroj në qendër të Obliqit, si dhe sheshi do të bartë emrin e tij.

Të ngjashme