Elona Kurti, hulumtuese në Grupin për Studimin Juridike dhe Politike, e ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.
Elona, e cila është motra e ish-deputetes së VV-së, Tinka Kurti, ka thënë se Qeveria Kurti po merr vendim të kundërligjshme.
Sipas saj, kjo qeveri deri me tani ka marrë 30 vendime të kundërligjshme.
Në një konference për media, ajo sot ka folur për natyrën e këtyre vendimeve.
“Vendimet e kundërligjshme i përkasin natyrës së inicimit të procedurave të reja për emërimin në pozitat publike, për emërimin e të cilave është kompetente në bazë të ligjeve, përfshirë por duke mos u kufizuar në themelimin e komisioneve ad-hoc për pozitat: Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor; Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Shoqërinë e Informacionit, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë”, ka thënë ajo, duke përmendur detaje tjera.
“Po ashtu, GLPS si të kundërligjshme i konsideron edhe vendimet me të cilat Qeveria në largim, pavarësisht kufizimeve, i ka marrë lidhur me miratimin e koncept-dokumenteve dhe strategjive, të tilla si: Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme – NFH (early childhood intervention-eci) 2025-2030, Koncept-dokumenti për Shëndetin e Bimëve, Koncept-dokumenti për Bujqësi Organike etj”, ka thënë Kurti.