Sport
Motra e Shakirës tregon se si është gjendja e këngëtares, pas ndarjes me Pique
Demokracia
18:03 | 06 Qershor 2022

Share:

Ndarja e çiftit i ka zënë të gjithë të befasuar në shtypin rozë, pasi askush nuk mund ta parashikonte, që Shakira dhe Piqué mund të gjendeshin në krizë. Megjithatë, që nga thashethemet e para, u pa një tjetërsim i mundshëm.

Pak ditë më parë ndarja e të dyve u zyrtarizua dhe rrethi më i ngushtë i këngëtares ka thyer heshtjen e saj me disa deklarata.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, ishte i vetmi mesazh që mund të lexohej nga Shakira  dhe Gerard Pique, të cilët kërkuan respekt edhe për dy fëmijët që kishin të përbashkët, Milanin dhe Sashën.

Deklaratat e para kanë ardhur nga ambienti i Shakirës, që kanë zbuluar situatën e këngëtares, si dhe ku ndodhet. Lucy Mebarak, motra e artististes kolumbiane, ka rrëfyer se ndarja mes Shakirës dhe futbollistit Gerard Pique ishte “ndoshta e parashikueshme”.

Megjithatë, Lucy Mebarak zbuloi se ende nuk ka mundur ta shohë motrën e saj: “Nuk e kam parë, nuk jetoj në Spanjë. Ende nuk di asgjë”. Përveç kësaj, Lucy ka sqaruar se motra e saj “po shërohet dhe është jashtë Spanjës”.

Këngëtarja ka preferuar të largohet nga zhurma dhe është larguar nga Spanja.

Informacioni që filloi të qarkullonte rreth çiftit, u bazua në një artikull në media që theksonte se Pique u zhvendos në një rezidencë në qendër të Barcelonës.

Ai është gjithashtu i lidhur me një studente 20-vjeçare dhe mikpritëse eventi.

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025