Lajme
Motra e Musliut i reagon Sallahut: Ti je vëllai i Rrahimit të dyshuar për fajde
Demokracia
17:41 | 02 Qershor 2022

Share:

Motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, ka reaguar pas deklaratës të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut i cili i quajti tre deputetë të PDK-së, pronarë të budallakisë.

Fatmire Musliu ka reaguar në Facebook, ku iu është drejtuar Sallahut si “vëllai i Rrahimit, i dyshuar për fajde”.

“Mos e vet se t‘kallxon vet”!!!! Ganja është motra ime ose siç më thërrasin: unë jam motra e Ganës, por ama mos harro herën tjetër të tregosh se ti je vëllau i Rrahimit i cili është i dyshuar për fajde”. Për këto llomotitje, po të isha unë në vend të Albin Kurtit ti do të shkarkoheshe nga detyra”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme