Lajme
Motra e Kim Jong Un kërcënon Korenë Jugore se do ta godas me armë bërthamore, nëse sulmohet
Demokracia
08:57 | 05 Prill 2022

Share:

Phenjani do të shënjestrojë Korenë Jugore me “forcën e saj bërthamore” nëse sulmohet, ka thënë Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit verikorean, Kim Jong Un.

Deklarata e saj është publikuar nga media shtetërore të martën, 5 prill.

“Në rast se Koreja Jugore synon përballje ushtarake me ne, forca jonë bërthamore do të duhet të kryejë detyrën e vet”, ka thënë Kim Yo Jong, sipas deklaratës së publikuar nga KCNA.

Motra e liderit verikorean, zyrtare me ndikim në Partinë Popullore, ka thënë se Koreja Veriore nuk do të niste kurrë e para sulmin, transmeton dpa.

“Mirëpo nëse Koreja Jugore, për çfarëdo arsye, synon veprim ushtarak, siç janë masat ‘parandaluese’, të përmendura (nga ministri i Mbrojtjes, Suh Wook), situata do të ndryshojë”, ka thënë ajo.

“Në atë rast, vetë Koreja Jugore do të kthehet në shënjestër”.

Të ngjashme