Lajme
Motra e Gucatit: U shpallën kriminelë pa bërë krim
Demokracia
12:32 | 18 Maj 2022

Share:

Pas aktgjykimit të shpallur ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, nga Gjykata Speciale, reagoi edhe motra e kryetarit të OVL të UÇK-së, Sevdije Gucati.

Ajo deklaroi se pas 23 vjetësh, sot dënohen padrejtësisht e quhen kriminelë pa bërë ndonjë krim, ata qe nuk kursyen asgjë për popullin e vet në kohë lufte.

“Padrejtësi për çlirimtarët që u dënuan vetëm se frymuan, vetëm se mbetën të gjallë”, shkroi ajo.

“Kosovë, pse hesht përballë këtyre akuzave të pabaza, kësaj njollosjeje të një lufte ku u derdh shumë gjak për lirinë tonë”, shkroi ajo.

“Kërkojmë lirinë e tyre dhe besojmë në pafajësinë e tyre se shpejti drejtësia do bie ne vend”.

Të ngjashme