Lajme
Motra e Ganimete Musliut pas sulmeve brutale: Jemi më të fortë, paqe e dashuri
Demokracia
15:29 | 04 Mars 2023

Share:

Fatmire Musliu, motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas sulmeve skandaloze ndaj motrës së saj. Musliu, që është diplomate në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka postuar një fotografi në Musliut që ka për prapavijë një shqiponjë.

Ajo ka shkruar se “më e bukura është se ne jemi më shumë, më të fortë dhe më më zë”. Tutje, ajo në gjuhën angleze ka bërë thurjen (hashtag), dashuri, buzëqeshje e paqe.

“Pershendetje njerëz të mirë. Dashuria dhe pozitiviteti jonë i dhurojnë botës koloritetin dhe paqen. Dhe më e bukura është se ne jemi më shumë, më të fortë dhe më më zë. Ta shijojmë fundjavën me familjet dhe shoqërinë.” – shkroi zonja Musliu.

Të ngjashme