Auto&Tech
Motorola po krijon telefonin që mund të karikohet në distancë
Demokracia
18:37 | 04 Korrik 2021

Share:

Motorola po bashkëpunon me GuRu Wireless Inc., për të krijuar karikues pa tela për telefonat inteligjentë.

Kjo do t’i lejojë kompanisë të sigurojë themelin e përsosur për të zhvilluar pajisjet e para që do të jenë në gjendje të karikojnë bateritë nga një distancë 1 metër, me ndihmën e teknologjisë inovative.

Nënpresidenti i Motorolas, Dan Dery tha: “Në Motorola, ne punojmë shumë për të prezantuar risi që përmirësojnë jetën e klientëve tanë.

Me këtë zgjidhje, ne iu sigurojmë klientëve një pasqyrë mbi lirinë dhe fleksibilitetin që ata mund të gëzojnë falë teknologjisë revolucionare të karikimit pa tel”.

Modulet në miniaturë do të mundësojnë që pajisjet e karikimit të funksionojnë nga një distance e madhe falë transferimit të saktë të energjisë.

Nëse plani i Motorolas dhe GuRu do të funksionojë, kjo do të shënojë një hap të rëndësishëm në botën e teknologjisë.

Të ngjashme