Auto&Tech
Motorola ka prezantuar smartfonin Moto G52
Demokracia
17:27 | 13 Prill 2022

Share:

Pajisja e re e Motorola-s me çmim të përballueshëm për tregun evropian është Moto G52.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, telefoni inteligjent mundësohet nga një procesor Snapdragon 680.

Ai gjithashtu ka një ekran AMOLED 6.6 inç me një shpejtësi rifreskimi prej 90 Hz, si dhe një bateri 5,000 mAh që mbështet karikimin 30 W.

Në pjesën e pasme ka një kamerë kryesore prej 50 MP, ndërsa përpara një kamerë selfie prej 16 MP.

Moto G52 vjen me 4 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet përmes një karte microSD.

Sensori i gjurmëve të gishtave ndodhet në anë, ndërsa pajisja është rezistente ndaj ujit sipas standardit IP52.

Për më tepër, telefoni inteligjent përdor sistemin operativ Android 12.

Moto G52 do të jetë në dispozicion në ngjyrën gri Charcoal dhe të bardhë porcelani, dhe do të arrijë në tregun evropian këtë muaj me një çmim prej 250 euro.

Të ngjashme