Lajme
Moti sot në Kosovë
Demokracia
07:55 | 28 Korrik 2023

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht rreth relievit malor.

IHK njofton se temperaturat minimale do të zbresin dukshëm në raport me temperaturat e ditëve paraprake.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme