Lajme
Moti sot në Kosovë
Demokracia
07:58 | 31 Janar 2021

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim./Demokracia

Të ngjashme