Lajme
Moti sot në Kosovë
Demokracia
07:03 | 08 Prill 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në njoftimin e tyre, thuhet se vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s. Situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë”, thuhet tutje në njoftimin e IHK-së.

Të ngjashme