Lajme
Moti sot me vranësira dhe reshje bore
Demokracia
07:13 | 27 Janar 2021

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celcius, ndërsa maksimalet në 2 gradë Celcius, njofton IHK, shkruan Demokracia.com

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së./Demokracia/

Të ngjashme