Lajme
Moti sot, me diell dhe vranësira
Demokracia
06:54 | 06 Prill 2021

Share:

Mot me diell do të mbretërojë gjatë ditës së martë në Kosovë.

Sipas Prishtina Weather moti në vendin tonë përgjatë ditës së martë do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite me vranësira, derisa në mbrëmje në disa vende mund të ketë edhe reshje shiu.

Temperaurat do të lëvizin nga 0-16 gradë celsius, ndërsa në viset malore prej -5 deri 10 gradë celsius

“6.04.2021 – Kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë.  Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare.  Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e vende-vende mund të fillojnë edhe reshjet e shiut.  Temperaturat në vise të ulëta 0C deri 16C, e në vise malore -5C deri 10C.  Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-10m/s, nga Dukagjini me hove deri në 14m/s.  Në mbrëmje era ndryshon drejtimin dhe fryn nga verilindja.  Indeksi UV: 5.  Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e në periudha të qetësisë mund të kaloj në të dobëta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Demokracia/

Të ngjashme