Lajme
Moti sot i ngrohtë dhe me diell
Demokracia
06:57 | 12 Prill 2021

Share:

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell 

Sipas Prishtina Weather dita e hënë do karakterizohet me mot ngrohtë dhe me diell, ndërsa mbrëmje me vranësira kalimtare. 

Temperaturat maksimale hënën rriten 20 gradë Celsius, e pas pësojnë rënie dhe luhaten nga 7 gradë Celsius deri 10 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, nga dita e mërkurë nga verilindja 4-10m/s, përcjell Demokracia.com.

Shtypja atmosferike deri të martën me tendencë të rënies përreth vlerave normale, më pas në rritje. 

Njoftimi i plotë i Prishtina Weather: 

Java fillon me mot të ngrohtë.  Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie të temperaturave dhe me të reshura shiu.  Reshje bore parashihen më shumë në zona kodrinoro-malore. 

11.04.2021 – Java në vijim do të filloj me kushtet që po mbretërojnë ditëve të fundit, me mot më të ngrohtë, kryesisht me diell e herë herë me vransira kalimtare, derisa temperaturat rriten deri në 20C ditën e hënë. 

Mirëpo nga dita e martë parashihet përkeqësim i motit, me periudha të të reshurave në ditët e ardhshme.  Edhe temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, e mundësi për reshje bore mbeten kryesisht në vise kodrinoro-malore.  Ditën e martë reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me bubullima.  Ditën e premte mbetet mot kryesisht me vransira, por pa gjasa për të reshura. 

Cilësia e ajrit në përgjithësi mbetet në vlera mesatare dhe të pranueshme në dy ditët e ardhshme.  Ditën e hënë e të martë mbi vendin tonë priten depërtime edhe të koncentrimit të pluhurit saharian, që herë-herë rrit koncentrimin e ndotësve ajror e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.  Ditën e mërkurë parashihet qarkullim më i mirë ajror, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, e indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme. 

12.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje me vransira kalimtare. 

13.04 – Më freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, që vende-vende ka gjasa të shoqërohen edhe me bubullima. 

14.04 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe.  Në vise kodrinoro-malore edhe reshje bore. 

15.04 – Mbetet ftohtë, kryesisht me vransira dhe herë herë me reshje të dobëta shiu, e në vise kodrinoro-malore me borë. 

16.04 – Kryesisht me vransira, por pa mundësi për të reshura.  Ditën do të ketë edhe intervale me diell. 

Temperaturat nga dita e martë pësojnë rënie, minimalet nga 6C, deri ditën e premte zbresin edhe në 0C.  Maksimalet të hënën rriten në 20C, e më pas pësojnë rënie dhe luhaten nga 7C deri 10C. 

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, nga dita e mërkurë nga verilindja 4-10m/s. 

Shtypja atmosferike deri të martën me tendencë të rënies përreth vlerave normale, më pas në rritje./Demokracia/

Të ngjashme