Lajme
Moti sot, i ftohtë dhe me reshje bore
Demokracia
07:17 | 16 Mars 2021

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të jetë me mot të ndryshueshëm.

IHK njofton se do të kemi rënie në fushat barike dhe ato termike dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve fizike parashihen reshje shiu dhe bore.

Borë kryesisht në viset mbi 800m lartësi mbidetare, ndërsa në viset e ulëta parashihet shi dhe borë.

Kjo situatë do të vazhdojë deri më 19 mars, pastaj mbi vendin tonë parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.

Të ngjashme