Lajme
Moti sot, ftohtë dhe ngrica
Demokracia
08:04 | 07 Shkurt 2023

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur kjo javë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit.

IHK njofton se këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore, ndërkaq parashihet të jetë java më e ftohët deri më tani e kësaj stine.

Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius.

Të ngjashme