Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme
Demokracia
08:01 | 15 Shkurt 2021

Share:

Instituti Hodrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e tretë e shkurtit do të fillojë me mot të ftohtë dhe me vranësira, shkruan Demokracia.com.

IHMK njofton se nga dita e enjte pritet ngritje graduale e fushave termike, ndërsa temperaturat gjatë këtare ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celcius.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

Java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara. Deri të enjten do të ketë ngrica. Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s./Demokracia

Të ngjashme