Lajme
Moti për dy ditë
Demokracia
06:55 | 07 Prill 2021

Share:

Gjatë dy ditëve në vijim do të kemi mot me shi dhe borë në vendin tonë. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se e mërkura do karakterizohet me mot vranët dhe reshje shiu e bore. 

Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet do lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius. 

E enjta parashihet jetë me vranësira dhe me diell. 

Njoftimi i plotë i IHMK-së: 

mërkurën do mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. 

Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./Demokracia/

 

Të ngjashme