Moti në vendin tonë gjatë së hënës do të jetë kryesisht me diell, derisa pasdite dhe në mbrëmje mund të ketë reshje shiu.
Prishtina Weather ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell.
Në mëngjes pritet të ketë ngrica, ndërsa pasdite dhe mbrëmje do të shtohen vranësirat, të cilat mund të sjellin reshje lokale shiu, përcjell Demokracia.com.
“8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën më butë kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen, e vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather./Demokracia/