Europa po përballet me një mot të ligë ditëve të fundit, derisa edhe Italia ka paralajmëruar se mund të goditet nga acari, shkruan Demokracia.com.
Meteorologët në Italia parashikojnë se nga moti i ligë transporti do të jetë shumë i vështirësuar, kështu që Federata italiane e futbollit po mendon t’i shtyjë disa ndeshje që zhvillohen në vendet ku rreziku është më i madh.
Kështu takimi ndërmjet Napolit dhe Juventusit që është në plan të zhvillohet këtë vikend është në rrezik për shkak të reshjeve të shiut.
Acar i fortë pritet të jetë edhe në qytetin e modës, aty ku Interi e mirëpret në shtëpi Lazion.
Gjithashtu në një temperaturë të ftohtë mund të luhet edhe takimi Spezia – Milan. /Demokracia.com