Lajme
Moti i ligë godet Serbinë, shkulen pemët e dëmtohen çatitë – bie breshër me madhësi të topit të ping pongut
Demokracia
22:00 | 06 Maj 2025

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë ka lëshuar një paralajmërim, për reshje të dendura shiu me bubullima dhe breshër në zona të ndryshme.

Nga erërat e forta janë dëmtuar shumë prona, kurse sasia e madhe e shiut që ka rënë ka bërë që shumë rrugë t’i ngjajnë lumenjve.

Në disa pjesë ka pasur breshër me madhësi të topit të ping pongut, kurse diku tjetër janë shkulur drunjtë me rrënjë nga erërat e forta.

Mediat serbe raportojnë edhe për çatitë e dëmtuara të shtëpive, si dhe tulla që kanë rënë nëpër rrugë që janë shkulur nga objektet e ndryshme.

Fotografi të shumta të publikuara në rrjetet e ndryshme sociale, tregojnë gjendjen reale që po mbretëron në pjesë të ndryshme të Serbisë.

 

Të ngjashme