Lajme
​Moti i keq shkakton një viktimë edhe në Shqipëri
Demokracia
12:06 | 27 Qershor 2023

Share:

Për shkak të shirave të rrëmbyer të mbrëmjes së 26 qershorit, ka humbur jetën një 52-vjeçar nga fshati Letëm i Librazhdit.

Viktima me iniciale Sh. L, punonte si roje i kanalit vaditës Koshorisht-Zgosht.

Ai është goditur nga rrufeja dhe ka përfunduar në ujin e kanalit.

Sipas policisë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./TopChannel

Të ngjashme