Sport
Moti i keq në Angli, makina 300 mijë euroshe e Pogbas goditet nga pema
Demokracia
17:23 | 21 Tetor 2021

Share:

Ditët e fundit, Mançesteri ka rënë pre e motit të keq që ka shkaktuar jo pak dëme në rrugë.

Pre e dëmeve ka rënë dhe ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, makina e të cilit është goditur nga pema. Këtë e zbuloi vetë bashkëshortja e Pogbas, modelja Maria Zulas Selaus, e cila postoi një foto të makinës “Rolls Royce” të goditur nga pema.

“Rolls Royce” cilësohet si ndër makinat më të shtrenjtat në botë, ndërsa modeli që zotëron Pogba kushton 300 mijë euro.

Një dëm jo i vogël për yllin e Unitedit, megjithatë duke marrë parasysh shumat e çmendura që fitojnë në fushë, nuk do të ishte problem për një ndër mesfushorët më të mirë në botë. /Demokracia.com

Të ngjashme