Lajme
Moti gjatë kësaj jave
Demokracia
17:47 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Gjatë kësaj jave vendi do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku priten kohë pas kohe edhe reshje lokale shiu, kryesisht në sasi të pakta. Pjesë të vendit ka mundësi të mos preken nga të reshurat deri në fundjavë.

Të Martën, reshjet do të paksa më intensive, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes me karakter lokal.

Në ndërkohë, një ciklon me origjinë nga Atlantiku, pritet të arrijë tek ne në fundjavë, i cili do të jetë i shoqëruar me masa të ngrohta ajrore, duke sjellur intensifikim të reshjeve, e sidomos të Dielën.

Reshjet do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të cilat ka mundësi të shoqërohen edhe me ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i juglindjes, e cila në momente të caktuara në fundjavë pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Në aspektin termik, temperaturat do të mbesin të larta për këtë periudhë kohore, e sidomos në fundjavë, për shkak të rrymimeve ajrore të ngrohta nga Afrika veriore. Minimalet do të luhaten prej 3 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 16°C. /MeteoKosova/

 

Të ngjashme