Lajme
Mot me diell, temperatura deri në 17 gradë
Demokracia
07:35 | 30 Mars 2023

Share:

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-50 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, me minimale që do të luhaten prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 17°C. /MeteoKosova/

Të ngjashme