Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
“E marte- Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. E mërkurë. Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët. Në fushat termike parashihen rënie të lehta, sidomos në vlerat e temperaturave të mesditës. E enjte-Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë , duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shperndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme dhe sasi të ulët. Të premten – Mot me vranësira dhe intervele të gjata me diell. Sa i përketë temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.