Mot me diell dhe vranësira do të mbaj dy ditëve në vazhdim.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë dy ditëve të ardhshme do të sjellin riga të dobëta shiu, përcjell Demokracia.com
‘’Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius’’, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Sipas këtij instituti, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./Demokracia.com/