Lajme
Mot i vranët dhe me shi
Demokracia
08:02 | 15 Shtator 2023

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Ndërkaq, në Prishtinë temperaturat do të jenë nga 15 deri në 26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Të ngjashme