Mot i ndryshueshëm do të mbajë në vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i ndryshueshëm do të mbretërojë në vend përgjatë dy ditëve në vijim.
Të premten parashihet të ketë vranësira, të përcjellura edhe me rreze dielli. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, ndërsa të shtunën pritet të ketë ulje të vlerave termike, përcjell Demokracia.com.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
Moti për dy ditë 19-20.03.2021
Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten parashihet të ketë vranësira të përcjellura edhe me rreze dielli. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, deri sa të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, pasi që dita e shtune parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet te ketë reshje bore të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit!/Demokracia/
Moti për dy ditë 19-20.03.2021
Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten parashihet të ketë vranësira të përcjellura…
Posted by Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës on Thursday, March 18, 2021