Lajme
Mot i ftohtë dhe me borë edhe gjatë kësaj jave
Demokracia
06:49 | 23 Mars 2021

Share:

Moti në vendin tonë do të vazhdojë të jetë i ftohtë dhe me reshje bore. 

Sipas Prishtina Weather e marta do karakterizohet me mot ftohtë dhe me reshje dobëta bore. 

“Ftohtë, kryesisht me vransira, paradite aty këtu me mundësi për reshje dobëta bore. Ditën do ketë edhe intervale me diell. vise malore reshjet e borës mund jenë vazhdueshme. Gjatë mbrëmjes parashihen kthjellime”, thuhet njoftim, përcjell Demokracia.com. 

Po ashtu edhe ditët vazhdim, deri premten do kemi një mot tillë njofton Prishtina Weather. 

 

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje: 

Mbetet ftohtë në ditët e ardhshme, me reshje të borës kohë pas kohe deri të mërkurën.  Orëve të mëngjeist me ngrica.  Nga e premta më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave. 

21.03.2021 – Të reshurat e borës që kanë filluar nga dita e djeshme, gjatë natës pritet të intensifikohen, duke vazhduar edhe orëve të mëngjesit të ditës së hënë. E në javën e parë të pranverës, deri nga dita e mërkurë mbetet mot i ftohtë, ku kohëpaskohe priten edhe reshje bore, e orëve të pasdites edhe me shi.  Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.  

Prej së enjtes nuk parashihen të reshura, e nga dita e premte dhe në fundjavë do të keetë më shumë kthjellime dhe diell, e temperaturat në të dy vlerat ekstreme shënojnë rritje. 

Erërat që parashihet të fryjnë ditëve të ardhshme, mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, derisa vlerat e cilësisë së ajrit do të jenë të pranueshme dhe mesatare.  Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes kur erërat dobësohen atëherë vlerat kalojnë në të dobëta. 

22.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, kohë pas kohe vazhdojnë reshje të dobëta bore, nga Dukagjini ditën të përziera edhe me shi. 

23.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira, paradite aty këtu me mundësi për reshje të dobëta bore.  Ditën do të ketë edhe intervale me diell.  Në vise malore reshjet e borës mund të jenë më të vazhdueshme. Gjatë mbrëmjes parashihen kthjellime. 

24.03 – Në mëngjes shumë ftohtë.  Ditën kryesisht me vransira, ku priten reshje të përziera shiu e bore, që më pas shndërrohen në reshje bore.  Në vise malore priten vetëm reshje bore. 

25.03 – Vransira dhe intervale me diell, pa të reshura.  Në mëngjes shumë ftohtë. 

26.03 – Në mëngjes mbetet ende ftohtë e me ngrica, ditën kryesisht me kthjellime. 

Temperaturat minimale pësojnë rënie, që deri ditën e mërkurë ose të enjte zbresin edhe në -7C, e maksimalet gradualish shënojnë rritje 2C deri 4C, e ditën e premte edhe deri në 10C, e në fundjavë nga Dukagjini edhe deri në 15C. 

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-16m/s. 

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, në pjesën e dytë të javës edhe mbi vlera normale./Demokracia/

Të ngjashme