Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e votuar formimin e komisionit hetimor për krizën energjetike.
Tahiri në një konferencë për medie pas përfundimit të seancës së Kuvendit ka thënë se shumica parlamentare vendosi që mos ta mbështesë komisionin hetimor lidhur me krizën energjetike, pa asnjë arsyetim të argumentuar.
“Pa asnjë arsyetim që ta mbush mendjen. Prej kujt po frikësoheni. A po frikësoheni që e keni bërë pagesën e rrymës për Veriun e Kosovës. Ne si grup parlamentar nuk e dimë sa kanë paguar për qytetarët e Veriut dhe kanë diskriminuar një kategori të qytetarëve. Cili është roli i organit të Kuvendit në raport me tarifat që i kanë vendosur për energjinë. Në raport me sinkronizimin e plotë që ka ndodh mes Qeverisë dhe ZRRE-së? A po frikësoheni që po del fakti që jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që kemi shpallur gjendje emergjente në raport me energjinë”, ka thënë Tahiri./Demokracia.com/