Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” e ka quajtur “alarm për demokracinë” qëndrimin e dhënë të Albin Kurtit se “nuk ka urgjencë” për formimin e institucioneve – siç e kumtoi Lumir Abdixhiku I LDK-sl pas mbledhjes në Presidencë të Kosovës.
“Një lider politik që nuk e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit përbën një sinjal alarmi për demokracinë. Kjo tregon mungesë të qartë të vullnetit për kontroll demokratik dhe respekt për ndarjen e pushteteve. Një tendencë e qartë për përqendrimin e pushtetit në duart e ekzaekutivit”, tha Krasniqi.