Lajme
Mospërfshirja e veteranëve në projektligjin për lartësinë e pagës minimale, nis protesta
Demokracia
10:08 | 06 Qershor 2022

Share:

Veteranët e luftës së UÇK-së janë mbledhur sot para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste për mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.

“Do të dalim që të protestojmë të hënën. Do të fillojmë të mblidhemi prej orës 10:00, për ta kundërshtuar ndryshimin që do ta bëjë Kuvendi i Kosovës të këtij ligji”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, as qeveritë e kaluara e as kjo qeveri, asnjëherë nuk kanë krijuar komision për t’i kategorizuar veteranët e luftës dhe se ligji i vetëm që është në fuqi është ai që lidhet me pagën minimale.

Protesta ka për qëllim ka siç thonë organizatorët; kundërshtimin e diskriminimit të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Saktësisht, ndryshimi i projektligjit për pagën minimale – ku veteranët s’do të përfshihen në këtë rritje. Kjo nga ta po cilësohet diskriminim.

Me projektligjin e Qeverisë së Kosovës, i cili do të shqyrtohet sot  në Kuvendin e Kosovës, parashihet që të rrëzohet ligji aktual që e lidh pensionin e veteranit me pagën minimale.

Të ngjashme