Lajme
‘Mosnjohja e zgjedhjeve’, Rusia i përgjigjet PE-së: Ndërhyrje të papranueshme
Demokracia
11:26 | 17 Shtator 2021

Share:

Ndërsa votuesit në Kamchatka në Rusinë e largët filluan të votojnë, Ministria e Jashtme iu përgjigj Parlamentit Evropian duke dënuar një deklaratë për mosnjohje eventuale të zgjedhjeve parlamentare në Rusi nga institucionet evropiane.

Moska e konsideron këtë veprim të papranueshëm.

“Ashtu si në të kaluarën, ne do të mbrohemi kundër ndërhyrjeve të papranueshme në procesin nacional-demokratik të Federatës Ruse. Ne dënojmë fuqishëm përpjekjet e deputetëve evropianë për të manipuluar opinionin publik evropian dhe ne kuptojmë që këto përpjekje çojnë në shpifje përfundimtare nga Parlamenti Evropian si organi përfaqësues i Bashkimit Evropian”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, shkruan euronews.al.

Bashkimi Evropian miratoi raportin për të qenë i përgatitur për të mos njohur rezultatet e zgjedhjeve në Rusia nëse i konsideron ato si të manipuluara.

Të ngjashme