Lajme
Mosmarrëveshja përfundoi me plagosje me armë zjarri, i plagosuri dhe autori mbesin prapa grilave
Demokracia
09:27 | 09 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Janë arrestuar dy persona në Prizren për veprën “vrasje e rëndë në tentativë”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar dy persona për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, në rrugën “Fan Noli” në Prizren, raporton Demokracia.com.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur mes vete, njëri prej tyre kishte përdorur amën e zjarrit dhe kishte plagosur të dyshuarin tjetër.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy fishekë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se, i dyshuari i plagosur pas trajtimit mjekësor së bashku me të dyshuarin tjetër pas intervistimit  me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Demokracia.com/

Të ngjashme