Lajme
Moskva është luftanija e parë ruse që u fundos që nga Lufta e Dytë Botërore
Demokracia
14:19 | 15 Prill 2022

Share:

Sipas profesor Evan Mawdsley – një historian i specializuar në historinë ruse dhe historinë e Luftës së Dytë Botërore – hera e fundit që një kryqëzor rus u fundos 81 vjet më parë në brigjet e Krimesë nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai shtoi se ndërsa Rusia kishte humbur lloje të tjera të anijeve luftarake gjatë rrjedhës së Luftës së Dytë Botërore, Chernova Ukraina ishte kryqëzori i fundit rus që ishte fundosur në 1941, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Profesori Mawdsley shtoi se megjithëse Moskva ishte gati 40 vjeç, ajo ishte një nga anijet më të mëdha në Marinën ruse dhe sipas tij asnjë anije e re me sipërfaqe kaq të madhe nuk është ndërtuar që nga vitet 1980.

“Duke supozuar se Moskva u godit dhe u dëmtua për vdekje nga një raketë relativisht e vogël Neptun, ngjarja sugjeron se anija kishte mbrojtje të dobët kundër raketave dhe kontroll të dobët të dëmtimit”, tha ai./Demokracia.com/

Të ngjashme