Lajme
Moska pranon për herë të parë humbje të mëdha
Demokracia
08:29 | 03 Mars 2022

Share:

Rusia ka pranuar për herë të parë se ka pësuar humbje të mëdha në konfliktin me Ukrainën.

Për disa ditë, Kremlini ka refuzuar të pranojë një numër të madh të vdekjeve në “operacionin ushtarak”, i cili ka shkatërruar qytetet kryesore të Ukrainës.

Tani, Rusia thotë se 498 nga trupat e saj janë vrarë, me 1,597 të tjerë të plagosur.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se ky numër është afër 9,000.

Në një fjalim mbrëmë, ai tha: “Ushtria jonë po bën gjithçka për të thyer plotësisht armikun. Gati 9,000 rusë janë vrarë në një javë”, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme