Lajme
Moska kritikon Britaninë që nuk ka ftuar asnjë zyrtar të saj në funeralin e Mbretëreshës
Demokracia
08:27 | 18 Shtator 2022

Share:

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka dënuar vendimin e Britanisë së Madhe për të mos ftuar zyrtarët rusë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën 19 shtator.

“Britania po përdor tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tone, kjo është e pamoralshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, shkruan BBC.

Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë ndërprere që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin ka deklaruar se lideri rus “nuk po e konsideronte” pjesëmarrjen në funeralin e Mbretëreshës. Gjithashtu në funeralin e mbretëreshës nuk janë ftuar as përfaqësues nga Siria, Venezuela, Afganistani, Bjellorusia dhe Mianmari./Abcnews.al/

Të ngjashme