Lajme
Moska do të rrisë intensitetin e sulmeve ndaj armëve perëndimore që përdoren në Ukrainë
Demokracia
15:43 | 23 Prill 2024

Share:

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke iu drejtuar zyrtarëve të departamentit të tij, thotë se Rusia “ka rrëzuar mitin e epërsisë së armëve perëndimore” dhe se forcat e tij morën iniciativën përgjatë frontit të betejës.

Ai përmendi faktin se ShBA-ja është gati të furnizojë Ukrainën me një paketë të re ndihme ushtarake në vlerë të rreth 61 miliardë dollarë.

“Në proporcion me kërcënimet e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, ne do të vazhdojmë të përmirësojmë përbërjen dhe strukturën e forcave të armatosura dhe të rrisim prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake më të njohura”, tha Shoigu.

“Ne do të rrisim intensitetin e sulmeve në qendrat logjistike dhe bazat e magazinimit të armëve perëndimore”, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme