Lajme
Moska bie dakord me Kievin dhe Ankaranë për hapjen e një korridori për transportimin e grurit ukrainas
Demokracia
14:04 | 06 Qershor 2022

Share:

Thuhet se Moska ka rënë dakord me Kievin dhe Ankaranë për një skemë paraprake për dalin e anijeve ukrainase me grurë nga Odesa.

Ushtria turke do të angazhohet në çminimin dhe shoqërim e anijeve në ujërat neutral.

Pasi të jenë atje, ata do të takojnë anijet ruse dhe do t’i shoqërojnë deri në Bosfor, bën të ditur gazete ruse Izvestiam e cila ka cituar një burim të informuar të rangut të lartë.

Sipas të përditshmes ruse, e raportuar edhe nga mediat ukrainase, skema është rënë dakord vetëm për Odesën.

Zbulimi për nisjen e anijeve të mallrave, thuhet në njoftim, liron hapësirë ​​në magazina për të akomoduar kulturat e reja të drithit që mbërrijnë brenda pak javësh për një sasi të vlerësuar prej 19.4 milionë tonësh, rreth 40% më pak krahasuar me 33 milionë ton parashikimi për këtë sezon: me këto shifra, edhe pse më të ulëta se sa pritej, Ukraina është ende në vendin e gjashtë në mesin e eksportuesve botërorë të grurit. /Syri.net

Të ngjashme