Lajme
Moska akuzon Ukrainën: Helmoi guvernatorët në dy provinca të aneksuara
Demokracia
21:31 | 19 Shkurt 2024

Share:

Moska akuzon Kievin për helmimin e guvernatorëve që vendosi në Kherson dhe Luhansk. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri këtë deklaratë, duke pretenduar se Leonid Pasechnik, një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë ukrainase, i cili u bë një separatist pro-rus, u helmua rëndë më 5 dhjetor “me komponime fenolike”.

Ish-kryebashkiaku i qytetit të Khersonit dhe deputeti pro-rus në parlamentin ukrainas, Vladimir Saldo thuhet se u shtrua në spital më 9 gusht 2022 me simptoma helmimi. Të dy burrat janë ende gjallë.

Rajonet Kherson dhe Luhansk janë midis katër provincave të Ukrainës që Rusia tha se i kishte aneksuar në shtator 2022, megjithëse nuk kontrollonte plotësisht asnjërën prej tyre.

Të ngjashme