Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa janë konfirmuar 173 raste të reja.
Bazuar në të dhënat e MSH-së 5 nga viktimat janë burra dhe 5 gra, shkruan Demokracia.com.
Katër viktima janë të moshës mbi 80-vjeçare, një viktimë grup-moshës 70-79, katër viktimë grup-moshës 60-69 dhe një viktimë e grup-moshës 50-59.
Sipas MSH-së rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Fushë Kosovës, Gjilanit, Prizrenit, Malishevës, Gjakovës, Gllogocit, Pejës, Suharekës./Demokracia.com/